truAktiv
Bëhu aktiv
Të rinjtë e komunitetit truAktiv

Për të rinjtë • Me të rinjtë • Që nga 2020

Aktivizo
mendimin.

Një hapësirë për të menduar lirshëm, për t’u dëgjuar dhe për ta ndryshuar komunitetin.

↓
IDE
NË
VEPRIM!

Kush jemi

Jo vetëm program.
Një lëvizje e të rinjve.

TruAktivi është program alternativ i edukimit që synon promovimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme. Grupi që ne synojmë janë të rinjtë e Kosovës rreth moshës 16–25 vjeç, me theks të veçantë tek ata nga vendet rurale dhe grupet e cenueshme.

Punëtoritë dhe trajnimet e larmishme të ofruara nga truAktiv u ofrojnë të rinjve në të gjithë Kosovën mësim praktik, zgjidhje problemesh dhe zhvillim profesional. Programet tona kryesore janë Shkolla e Mendimit Kritik, Politika dhe Shoqëria, Produksioni Multimedial dhe Aktivizmi në Shoqëri. Nga pjesëmarrësit e këtyre programeve kanë dalë dhjetëra nisma të mbështetura nga truAktiv.

Përveç këtyre programeve, angazhohemi në ngritjen e vetëdijes shoqërore përmes videove edukuese dhe informuese, diskutimeve rreth çështjeve sociale, netëve të filmit dhe formave të tjera të aktivizmit në komunitet. Që nga fundi i vitit 2020, truAktiv operon dhe vepron si një OJQ më vete.

16–25mosha e komunitetit
2020OJQ e pavarur
59+ide përpara

Objektivat e truAktiv

  1. 01Fuqizimi i të rinjve përmes edukimit të mendimit kritik
  2. 02Promovimi i angazhimit qytetar dhe përgjegjësisë sociale
  3. 03Decentralizimi i qasjes në programet arsimore dhe kulturore

Eksploro

Gjeje vendin tënd.

Lexo. Eja. Krijo. Shkruaj. Këtu fillon pjesa jote.

Çka po ndodh

Të reja nga komuniteti.

Shiko të gjitha
Voices from the MarginsEdicione
Inclusion Matters: Local to EU Voices – From Community Stories to European ActionEdicione
s’coolNismat

Programet

Gjeje vendin tënd.

Përmes mendimit kritik, multimedias dhe aktivizmit, krijojmë hapësira ku pyetjet e guximshme bëhen ide — dhe idetë bëhen ndryshim.

Shiko të gjitha
Aktivitet me të rinjtë e truAktiv

Donatorët dhe partnerët

PROGON
PROGON
Regional Youth Cooperation Office (RYCO)
Regional Youth Cooperation Office
European Endowment for Democracy
European Endowment for Democracy

Radha është e jotja

Ke një ide?
Aktivizoje.

Komuniteti ynë ka gjithmonë vend për një zë të ri.