truAktiv ka publikuar raportin përmbledhës nga punëtoria “Inclusion Matters: Local to EU Voices – From Community Stories to European Action”, e mbajtur më 3 korrik në Prishtinë, në kuadër të projektit DELIBERATE.
Punëtoria mblodhi rreth 60 të rinj nga Kosova, Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia për të diskutuar mbi përfshirjen, pjesëmarrjen demokratike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre.
Gjatë diskutimeve dhe aktiviteteve, të rinjtë identifikuan si sfida kryesore mungesën e besimit në institucionet publike, papunësinë, pjesëmarrjen e ulët të të rinjve dhe dezinformimin.
Raporti pasqyron gjithashtu rekomandimet e zhvilluara nga pjesëmarrësit, të cilat bëjnë thirrje për institucione më transparente dhe të përgjegjshme, më shumë mundësi për pjesëmarrjen e të rinjve, forcimin e edukimit qytetar dhe mediatik, si dhe mundësi më të mira për kalimin nga arsimi në punësim.
Raporti i plotë: Inclusion Matters: Local to EU Voices
*

